Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Del video e re/ Si ndodhi masakra e ‘Bllokut’, përplasja mes grupeve Martinaj-Mata

Martinaj duket se ishte bërë i paprekshëm, por armiqësitë e shumta që po hapte sollën një pikë kthese.
Në 4 Tetor të vitit 2018 në lokalin “Monopol” në ish-Bllok ai shpëton mrekullisht pas një konfrontimi me armë ku mbeti i plagosur.
Truproja e tij Fabjan Gaxha humbi jetën. Në videon e siguruar nga Inside Story, shfaqen momentet kur brenda lokalit ndodh konfrontimi mes dy grupeve. Martinaj, konsiderohet si shkaktari i asaj ngjarje. Gjithçka kishte si pikënisje një konflikt me grupin e shtetasit Ervin Mata, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta.
Së fundi, u zbuluan nga dokumentet që rrodhën në internet se ai takohej edhe me një personazh si Talo Çela, i akuzuar për seri vrasjesh. Referuar dosjes hetimore që Inside Story ka siguruar, rezulton se Martinaj pak minuta para ngjarjes, rreth orës 21:15 i linte një takim Ervin Matës.
Ky personazh, njihet me nofkën “Boli”, ashtu siç edhe ishte regjistruar në celularin e Martinajt si kontakt.
Vetëm një minutë më pas, Martinaj njofton njerëzit e tij të afrohen në bllok dhe nga mesazhet kuptohet se u thotë të pajisen me armë.
“Afrohu në Bllok. Mer naj gjë me vete”.
Më tej në dosje renditen disa mesazhe të tjera të Martinajt drejt njerëzve të tij në rrjetin Telegram.
“Mos vono. Çfarë vendi je. Lidhu me çunat. Afrohu. Me armë…”
Nëse analizon pamjet filmike, rreth orës 20:37 shtetasi Ervin Mata del nga lokali dhe dukej që komunikonte në telefon. Pronari i lokalit në dëshminë e tij ka deklaruar se në ato momente, Mata takoi partneren në trotuar ku kishin kaluar disa nga njerëzit e Martinajt dhe e kishin ngacmuar. Kjo mendohet të jetë një prej pistave të konfliktit.
Momenti i mbërritjes së Ervis Martinajt në lokal është në orën 21:26, teksa shoqërohej nga Eljon Hato që mbeti i plagosur dhe një person i paidentifikuar. Dy minuta më pas futet edhe viktima Fabian Gaxha.
Sapo ky i fundit është futur në lokal iu drejtua me sharje dhe ofendime Meviol Bilos, një ish-komando i forcave të ushtrisë që shërbente edhe si truprojë i Ervin Matës.
“Çfarë ke që shikon o ….”
Siç duket në kameran e sigurisë, saktësisht në 21:29 nis konfrontimi brenda lokalit. Për disa sekonda duket kaosi dhe përplasja mes personave. Disa shtetas nisin të dalin nga lokali njëri pas tjetrit.
Gaxha ka nisur ta qëllojë me qytën e pistoletës dhe me grushte. Në ato momente, Bilo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Në konfrontim u plagos me plumb në qafë edhe Vis Martini dhe njeriu tjetër i tij Eljon Hato.
Saktësisht në orën 21:29 minuta e 36 sekonda nisin të dalin njëri pas tjetrit grupi Mevjol Bilo, Ervin Mata, Geldo Hoti dhe Fabio Allushi.
Vetëm pak sekonda më pas largohet edhe Ervis Martinaj i plagosur i cili duket një moment që vendos dorën tek qafa për të frenuar hemorragjinë. Ky person që del nga lokali në orën 21:30 me kapele në kokë mendohet se është ish polici Santiago Malko, një prej njerëzve më të afërt të Martinajt që do të mbetej i vrarë në një tjetër ngjarje për të cilën do të flasim pak më poshtë.
Në video për disa minuta shfaqet në sfond I plagosuri rëndë Eljon Hato, një prej njerëzve të Martinajt. Ai zvarritet në tokë dhe në orën 21:34 afrohet dikush që e ndihmon duke e transportuar në spital./ TCH
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58