Flash News

E-TJERA

Del video e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij

Del video e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij

Publikohet momenti i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin një ditë më parë.

Sikurse duket në këto video të publikuar nga Ora News,  autori, ende i paidentifikuar, ka hyrë qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulaj dhe më pas largohet.

Nga 6 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ky plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me një motor me targa të huaja. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.

 

Të fundit