Flash News

E-TJERA

Del video e sherrit në Pogradec, pronari i hotelit dhe i biri dhunuan kryeplakun

Del video e sherrit në Pogradec, pronari i hotelit dhe i biri dhunuan

Një aksion për lirimin e hapësirave publike në fshatin Tushemisht të Pogradecit u shndërrua në një incident të dhunshëm, ku kryetari i fshatit, Ilirjan Tasellari, u dhunua nga pronari i ‘Hotel Driloni’, Jetmir Muçollari, dhe i biri, Johan Muçollari.

Konflikti nisi kur kryetari i fshatit i kërkoi Muçollarit të heqë tavolinat e vendosura në urat e drurit në parkun e Drilonit, hapësirë kjo që ishte zënë në mënyrë të paligjshme. Përkundër kërkesës, Muçollari dhe i biri reaguan me dhunë, duke sulmuar fizikisht kryetarin dhe duke përfshirë në përplasje edhe persona të tjerë.

Familja Muçollari, e njohur për konflikte të mëparshme në zonë, është në qendër të hetimeve. Dy vite më parë, i biri, Johan Muçollari, ka qenë objekt i një atentati, ndërsa hoteli i familjes ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme me armë.

Të fundit