Flash News

E-TJERA

Delegacioni i BE-së thirrje liderëve: Është përgjegjësia juaj që të vendosni në lista kandidatë me integritet

Delegacioni i BE-së thirrje liderëve: Është
Foto ilustruese

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë apel liderëve të partive politike që të vendosin në lista kandidatë me integritet.

Përmes një postimi në Facebook, delegacioni thotë se “drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.”

Gjithashtu thekoi se qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës, të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Delegacioni thekson se fushata zgjedhore duhet të jetë cilësore dhe e bazuar në propozime politikash, larg sulmeve provokuese.

Ditët e fundit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë kanë përsëritur thirrjen që liderët e partive të kontrollojnë pastërtinë e figurës së kandidatëve.

Të fundit