Flash News

E-TJERA

Delegacioni i drejtësisë amerikane vizitë në SPAK, takim me Altin Dumanin

Delegacioni i drejtësisë amerikane vizitë në SPAK, takim me

Një delegacion i personaliteteve të drejtësisë amerikane ka vizituar sot SPAK-un. Delegacioni është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Gjatë takimit mes delegacionit amerikan dhe Dumanit është diskutuar rreth luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHBA ka theksuar mbështetjen për SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

Të fundit