Flash News

E-TJERA

Delegacioni i PPE në Tiranë, mbështet PD-në: Duhen reforma gjithëpërfshirëse dhe zgjedhje të lira

Delegacioni i PPE në Tiranë, mbështet PD-në: Duhen reforma

Partitë Popullore Evropiane zhvilluar një tryezë një Tiranë, ku mori pjesë edhe Partia Demokratike.

Teksa ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur, PPE ka theksuar rëndësinë e nevojës për “të forcuar pushtetin gjyqësor, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias ndaj një qeveria që ka kapur shtetin.”

PPE shprehet e shqetësuar për prapambetjen demokratike duke kërkuar një reformë zgjedhore de territoriale gjithëpërfshirëse.

“Të udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së @dolorsmontserrat_ dhe nënkryetarja e PPE-së @mcguinnesseu, tridhjetë përfaqësues të familjes së PPE-së vizituan Shqipërinë, duke u takuar me partinë tonë anëtare shqiptare, PDSH-në, diplomatë, ekspertë të zgjedhjeve, OJQ-të dhe median.

PPE mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së në bazë të meritës, por thekson nevojën për të forcuar pavarësinë gjyqësore, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias kundër një qeverie që ka kapur shtetin.

I shqetësuar për prapambetjen demokratike, delegacioni i PPE-së bën thirrje për një opozitë të bashkuar dhe të fortë për të siguruar llogaridhënie dhe një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan delegacioni i PPE.

Të fundit