Flash News

E-TJERA

Delta ka rritur shifrat/ Si paraqitet situata me Covid-19 në vendin tonë ditët e fundit, afro 1.3 milionë vaksinime

Delta ka rritur shifrat/ Si paraqitet situata me Covid-19 në vendin

Në fund të korrikut në vendin tonë u konfirmua varianti Delta dhe pse dyshohej se ai kishte kohë që qarkullonte. Ekzistenca e variantit me orgjinë nga India, që është vlerësuar shumë ngjitës solli rritje të shifrave në vendin tonë.

Nga numra të papërfillshëm, rastet e reja ditore kanë shkuar afro 300. Një ditë më parë në vendin tonë u regjistruan 284 raste të reja. Sa i përket jetëve të humbura, trendi mbetet pozitiv, pasi prej javësh nuk ka pasur viktima, por mund të ketë pasur raste të jetë regjistruar një humbje jete, që kryesisht kanë qenë të moshuar.

Delta ka sjellë edhe rritje të shtrimeve në spitale. Nga më pak se 10 pacientë të hospitalizuar, ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një mesatare prej 30 qytetarësh që po marrin trajtim të specializuar.

Sa i përket rasteve aktive, numri është 254 në të gjithë vendin. Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë kryer 871,199 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 132,828 raste. Numri total i viktimave është afro 2.500.

Gushti është një muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18-vjeç. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin vaksinën anti-Covid dhe nga ky apel nuk janë përjashtuar as të rinjtë. Procesi i imunizimit ka nisur javën e dytë të janarit dhe deri më tani janë realizuar afro 1.3 milionë vaksinime.

Të fundit