Flash News

E-TJERA

Delta në Shqipëri/ Nga rrufa te të vjellat, Brataj tregon simptomat: Nuk po tregon agresivitet të lartë

Delta në Shqipëri/ Nga rrufa te të vjellat, Brataj tregon
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë, pas konfirmimit të variantit Delta. Ai tha se varianti me orgjinë indiane nuk po tregon agresivitet. Brataj u shpreh në "A2 cnn" se personat e vaksinuar nuk po përfundojnë në spital nga varianti Delta.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”, u shpreh mjeku.

Brataj tregoi edhe simptomat e variantit Delta. Ndër to ai veçoi sekrecionet, rrufën, të vjellat dhe diarren.

“Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital në bën të jemi të qetë”, tha Brataj.

Të fundit