Flash News

E-TJERA

Delvina në 'flakë', 2 persona që pësuan djegie transportohen me helikopter në Tiranë

Delvina në 'flakë', 2 persona që pësuan djegie

Përshkallëzohet situata e krijuar nga zjarret në Delvinë. 

Dy persona që kanë pësuar djegie duke tentuar të shuajnë flakët po transportohen me helikopter në Tiranë.

Bëhet me dije se Shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit në fshatin Senicë, pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës  në Tiranë.

Po ashtu, mësohet se disa persona të tjerë kanë shkuar në spital me djegie dhe me probleme asfiksie. 

 Kujtojme se flakët kanë dalë jashtë kontrollit në 3 fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, ndaj dhe Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në 3 fshatrat.

Flakët kanë shkrumbuar banesa e kisha, por ende nuk duhet numri se sa janë prekur. 

Të fundit