Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nën një oaz të vogël poshtë pjergullave të zhuritura, bashkëshortët, Luan dhe Monika Muho shfaqin emocione të përziera; gëzim që shpëtuan jetët e tyre dhe frikë e panik se ai zjarr katastrofik nuk do u shuhet në kujtesë, këtu e më pas.
“Shpëtuam, por këtë tmerr që jetuam nuk do e kalojmë lehtë, as ne e as fqinjët”-thotë 73-vjeçari Luan Mara. Në Delvinë asgjë nuk është si më parë! Qindra banorë të traumatizuar, fëmijë e gra të larguar në panik e sipër nga vatra e tmerrit, gjashtë banesa të djegura, mijëra ullinj të shkrumbuar, vreshta të kthyera në thengjinj dhe bimësi e zhdukur.
Ajo që ka mbetur pas mes hirit të zi, është dalja në “dritë” e pafuqisë së strukturave shtetërore, mungesës së mjeteve dhe sakrifica njerëzore e efektivëve të ushtrisë, zjarrfikësve dhe policisë, të cilët punuan pa pushim, të paktën të shpëtonin jetët e qytetarëve, dhe ia arritën…
Tmerri në prag
“Vatra më e madhe e zjarrit ndodhi në shtatë e gjysmë në darkë (shënim e martë 12 gusht). Kjo erdhi si pasojë e zjarrvënies në Leshnik dhe nuk u parapri që të ndërhyhej dhe shpëtonim edhe ne nga e keqja që na erdhi. Duhet të ishin marrë masa më përpara që ta përballonin”-thotë 73-vjeçari Luan Mara, një nga ata banorë të rrezikuar seriozisht, banesa e të cilit është buzë kodrinës e cila u shkrumbua plotësisht. “Erdhën policia dhe na largoi”-ndërhyn bashkëshortja e tij, ndërsa herë pas here kur kujton çdo moment të forcës së zjarrit para pafuqisë së tyre që për pak u mori jetën. Përlotet…“Nuk merrnim dot frymë, afshi i zjarrit, tymi, paniku na përfshiu të gjithëve”-tregon 65-vjeçarja
“Nuk merrnim dot frymë, afshi i zjarrit, tymi, paniku na përfshiu të gjithëve”-tregon 65-vjeçarja ndërsa qan teksa kujton çastin ku dy vajza fqinje të saj bërtisnin e mundoheshin të shuanin zjarrin që i shkoi në pragun e shtëpisë.
“Situata e rëndë filloi në shtatë e gjysmë. Erdhi nga mali përbri. Unë isha në oborr kur shpërtheu flaka. Filluan të bërtisnin vajzat poshtë, nuk dilnin nga shtëpia. Zjarrfikësit kishin vajtur tek pusi i naftës. Një tmerr, luftë. Erdhën zjarrfikëset dhe policia, nuk ishin pak erdhën 50 policë. Na tërhoqën edhe ne. Dëme kemi në ullinj, po shpëtuam kokën”-thotë 65-vjeçarja Monika Moho. Edhe fqinji i saj Liro, që sapo ka ardhur i drobitur nga qafa e malit pranë, me një pompë të vogël në krahë, thotë se tashmë po ndihmon sa të mundet forcat zjarrfikëse për të shuar trungje pemësh të larta të cilat janë ende aktive nga zjarri dhe mund të bëjnë dëm sërish.
Të gjithë në “sheshin e panikut”
“Sheshi para Bashkisë u mbush me shumë njerëz, ishte i vetmi vend që nuk rrezikohej përkohësisht nga zjarri. Kaos i madh e frikë, njerëzit pyesnin për të afërmit nëse i kishin parë dikush. Me keq nuk kish ku shkonte”-thotë Gëzim Lame, banor i Delvinës dhe pronar i një lokali aty pranë Bashkisë.
“Me thënë të drejtën angazhim pati për të shpëtuar shtëpi e njërëz, por duhet të ishte ndërhyrë më parë nga ajri”-këmbëngul një tjetër qytetar, i cili vetë thekson se nuk ka pësuar dëme, por shumë familje të tjera kanë lënë katandi, kryesisht ullishte të dëmtuara thujase plotësisht.
Duart në kokë
Bimësia, ullishtet, vreshtat, pishat e buta, gështenjat, pemët frutore dhe shkurret, janë shkruambuar thuajse plotësisht, duke lënë pas një pamje të trishtë, pasojat e së cilës do jenë aty, për shumë dekada. Vetëm 14 orë…kaq mjaftuan që Delvina dhe rrethinat e saj sot të duket si pas apokalipsit. “Bo bo ullinjtë e mi. Bo bo c’qenka bërë…”-qe reagimi i parë i një banori të Delvinës sapo u ngjit në kodrën e qytetit, kah Mali i Sopotit. Poshtë saj, në një pllajë të madhe ndodheshin mijëra pemë ullinjsh, disa shekullorë dhe tjerë më të rinj.
Asgjë nuk ka mbetur, shkrumb e hi gjithçka, zi kudo, me përjashtim të ndonjë gropëze që zjarri nuk ka mundur të jetë aq i fuqishëm duket ndonjë pemë e përcëlluar, ende e pakallur. “Ke dëgjuar ‘vaj Delvine’? Ja këtu bëhej. A sheh më ullinj t’i, a sheh si janë bërë”-flet, pyet sikur gjithkush ka përgjegjësi (edhe ne), e më pas po vetë jep përgjigje. I kërkojmë të flasë me emër e para kameras, por mesoburri që nuk do dhe gjithkush do i jepte të drejtë teksa gjithë kohës shfaq një lloj traumatizimi. “Çfarë të flas unë? Shihni çfarë bëhet. Kujt t’ja vë fajin për këtë nuk e di”-vjon të përsërisë, duke shtuar pas çdo fjalie të shkurtër vetëm:.. “Bo, bo, bo,”- me duart në kokë.
Një zjarrefikëse e Delvinës prodhim i vitit 1963
Një grup i vogël ushtarësh gatiten disi përtueshëm sapo shohin se po fotografohen dhe mediat janë përqark. Mundohen të mbajnë qëndrim drejt, edhe pse këmbët i lëshojnë. Duart të nxira nga shkrumbi i zi i zjarrit që la lënë pas, fytyra e sterrosur, ndonëse këta njerëz i zbardhën faqen Delvinës, shpëtuan jetë njerëzish.
Secili prej tyre është hero I gjallë në vetvete, sepse kanë bërë që sot të mos numërohen të vdekurit, po ashtu edhe një grup zjarrfikësish ca më tej dhe disa efektivë policie po aq të dërmuar.
Ti pyesësh në u lodhën duket sikur i fyen… Lodhjen, mundin, problemet me frymëmarrjen dukshëm e shfaqin. Mjetet që kanë në duar një pirg lopatash, ndonjë shkurre dhe pak pompa krahu që shërbejnë për neutralizimin e vatrave të vogla. Një zjarrfikëse e Delvinës, nga dy të vetmet që ka qëndron paksa pushim… Vitprodhimi është 1963…!
“Mbahet ende dhe ishte mirë se futej në terren të thyer”-thotë një burim në kushtet e anonimitetit. Sa për veshje speciale është luks të kërkohet. Po ashtu edhe zjarrfikëse moderne që kanë fuqi hedhëse të ujit në distancë të largët. Një tjetër problem me pjesën logjistike ishte se zjarrfikëset nuk shoqëroheshin me autobote në vendin ku ndërhynte dhe u duheshin të ktheheshin për furnizin në qendrën e tyre.
Zjarrfikës të paguar keq, po ashtu edhe ushtarë, veçanërisht të repartit të xhenios që futen të parët mes flakëve. Sanduiç dhe ujë… Kjo qe dreka dhe darka e forcave ushtarake, zjarrfikëse dhe policore që morën pjesë për gati 24 orë në shpëtimin e zonës urbane të Delvinës. Shpëtuan njerëz e shtëpi, pasi gjithçka tjetër këtu është shkrumbuar.
Zjarri një javë përqark…
Gati një ironi therëse edhe e natyrës u luajt në trekëndëshin Vlorë-Delvinë-Finiq. Ndërsa qyteti i Vlorës një javë më parë përmbytej nga shtrëngata shiu, në Finiq dielli përvëllues dilte e humbte nga re të dendura duke shkarkuarr shumë rrufe. “Një rrufe ra në majën e Malit pranë Finiqit duke ndezur një varët zjarri fillimisht të vogël, por që me kalimin e kohës pati përhapje”-thotë Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, i cili gjithashtu shton se “terreni ishte mjaft i thyer dhe ishte e pamundur ndërhyrja me forca njerëzore”. Ndërsa për ndërhyrje nga ajri erdhi por vonë, shumë vonë zjarri shkatërroi gjithçka gjeti përpara.
Dy avionë canader të ardhur nga Italia dhe dy helikopterë shuan një pjesë të zjarrit aktiv në mëngjesin e së mërkurës. “Duket që situata është përmirësuar ndjeshëm megjithëse kanë qenë orë shumë të ethshme nga zjarri kërcënues. Zjarri shkoi në tre anët e Delvinës dhe u bë shumë problematik”-thotë Prefekti i Vlorës Plator Nesturi, i cili pohon gjithashtu se situata ishte mjaft serioze. “Gjëja e parë ishte evakuimi i banorëve dhe më vonë filloi ndërhyrja shtëpi më shtëpi e rrugë, pikërisht në segmentet që vinte zjarri. Sipër Delvinës ndodhen pikat e puseve të naftës dhe këtu kishte vëmendje të shtuar si dhe një depozitë gazi”-thotë ai, ndërsa shton se ka pasur ndihmë nga të gjithë bashkitë e qarkut Vlorë me mjete zjarrfikëse, por edhe nga Gjirokastra dhe Fieri.
“Ka pasur një ndihmë të shtuar nga forcat e ushtrisë mbi 120 efektivë, kjo e shoqëruar me 60 efektivë të zjarrfikësve nga njësitë vendore. Në të gjithë atë luftë që u bë mund të themi që dëmet jo se janë të vogla, por kemi shpëtuar me efektivitet një dëm që do ishte shumë herë më të mëdha. Së pari kemi shpëtuar jetë njerëzore”-thotë Nesturi.
Ai gjithashtu zbulon se është në plan hartimi krijimi i dy qendrave zjarrfikëse që do të shërbejnë për ndërhyrjet me efikase në të ardhmen.
“Kemi menduar të kemi krijimin e dy zonave, që do jenë të tilla që të përmbushin kapacitetet, të jenë të varura nga ushtria. Njëra do jetë në Bonavi, afër Vlorës, dhe tjetra në Finiq. Do ketë një pozicionim zjarrfikëseve në dy zona më problematike. Efikasiteti është më i madh madh jo vetëm bashkitë e zjarrfikësve që punojnë në terren, por në situata emergjence do ketë ndërhyrje me shtim kapacitetesh të këtyre dy stacioneve”-tha Nesturi. Bilancet e dëmeve ende nuk janë bërë, një për një, porn ë fund do shfaqet një shifër katastrofike.
Delvina dhe rrethinat e saj janë shkrumbuar. Bimësia, gjallesat pemët frutore, ullishte dhe vreshta nuk janë më, qindra hektarë janë shndërruar në pluhur e hi, e bashkë me të zbuluam mangësitë e mëdha të mjeteve dhe burimeve njerëzore në kohë ermërgjancash./Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38