E-TJERA

“Dëme të pakthyeshme”, Shima: Dendësia e ndërtimeve në Tiranë pamundëson jetën në komunitet

“Dëme të pakthyeshme”, Shima: Dendësia e

Studiuesi dhe kritiku i artit, Rubens Shima, i ftuar në “Politik On” në RTV Ora, është shprehur se, sheshi ‘Skënderbej’ është një monstër, pa funksion dhe ideologjik.

“Ai është monstër, sheshi ‘Skënderbej’ është tipike, ideologjike, një shesh monstruoz, pa funksion, i cili ka ndërhyrë dhunshëm artikekturën e Brasinit, një ndër arkitektët më të shkëlqyer italianë, dhe e ka ndarë në dysh atë.

Për të sajuar një shesh idiot, pa funksion, ideologjik. Më kujtohet ajo e Zhanovit: “Komunist në përmbajtje dhe në formë kombëtar”. Kanë sajuar aty, gjasme, ato idiotësitë ideologjike do marrim ferra, shkurre nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe do sjellim, ku e di unë, gurë edhe llaç”, u shpreh Shima.

Sipas tij dëmet që i janë shkaktuar Tiranës ndër vite janë të pakthyeshme.

“Këto janë dëme që i janë bërë me vite Tiranës dhe fatkeqësisht janë të pakthyeshme. Edhe në rast se ky kryetar bashkie dhe kjo qeveri nesër nuk do të jetë nuk do ja vlejë të rikthehesh, ta prishësh atë shesh për ta kthyer ashtu siç ishte”.

Në fund, Shima shtoi se dendësia e ndërtimit në qytet dhe kompensimi i hapësirës publike e ka bërë të pamundur jetën në komunitet.

“Çështja e qytetit të Tiranës nuk janë kullat e larta, se po ta shikosh, qyteti në lartësi mesatare nuk shkon më shumë se nga 8 në 12 kate. Janë pak këto kullat që po shpërthejnë në qendër. Qendra mbledh të gjithë interesin ekonomik. Po të shikojmë Tiranën, ndërtimin nuk e kemi shumë të lartë, por kemi dendësinë në ndërtim dhe një kompensim të hapësirës publike sa e bën të pamundur jetën në komunitet. Jo të marrim qendrën, por po të dalim në qendrat tradicionale të Tiranës.

Janë shkatërruar të gjitha vilat e dikurshme, lagjet, të cilat u kanë pas projektuar për një komunitet të caktuar, janë mbushur me pallate. Dhe nuk është bërë infrastruktura nëntokësore, e ujërave të zeza. Sot është turp i Zotit, i vetmi kryeqytet në botë që kalojnë ujërat e zeza mes për mes qytetit. Nuk ka kryeqytet në botë të tillë”, tha Shima.

 

Ditari politik

Të fundit