Flash News

E-TJERA

Demokracia në Shqipëri, Lela: Mungon brenda partive, reflektohet kur vijnë në qeveri

 Demokracia në Shqipëri, Lela: Mungon brenda partive, reflektohet kur 

Gazetari Alfred Lela deklaron se në vendin tonë mungesa e demokracisë mund të shihet që nga mënyra sesi funksionojnë vetë partitë politike.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC, lidhur me pikëpamjet për demokracinë në Shqipëri, Lela tha se brenda partive nuk ka demokraci dhe më pas realitetet qeverisëse që këto parti krijojnë janë po ashtu thuajse demokratike.

Kemi një parlament që po tentojnë ta pastrojnë nga kriminelët, krimi i organizuar, mungon barazia para ligjit, korrupsion në gjyqësor. Partitë politike, de jure kanë copy paste ligjet e huaja, por parimet bazë të demokracisë nuk respektohen nga partitë, dhe pastaj këto reflektohen kur ato dalin në qeverisje.”

Lela solli në vëmendje se në PS prej 12 vitesh nuk bëhen zgjedhje, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha lexoi listën e kandidatëve për deputetë në një mbledhje zoom-i, ku pjesëmarrësit nuk kishin as të drejtë fjale.

Të fundit