Flash News

E-TJERA

Demokratja ‘e flaktë’-Berishës: Prej dy vitesh je në ëndrrat e mia

Demokratja ‘e flaktë’-Berishës: Prej dy vitesh je në

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti sot në Kamëz ‘Foltoren’ e radhës.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha është befasuar nga një grua demokrate, e cila iu drejtua duke i thënë se prej dy vitesh ka ëndërruar rikthimin e tij në krye të PD.

Doktor, ju kam në shpirt, ju kam në zemër, në mendje, siç ju ka gjithë populli këtu.

Unë kam ardhur në mbështetjen tuaj këtu sot. Prej dy vitesh je në ëndrrat e mia.

Që të shkojë në fitore të Partisë Demokratike, ti do kesh vajza, gra nëna që me fëmijët e burrat e tyre do mbështetin deri në fitore.            

Unë jam e gatshme, që të protestoj, duke fjetur në asfalt derisa ne të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës.

Më mirë flej 100 ditë në asflat se shlyej borxhet e Edi Ramës”, ju drejtua ajo.

 

Të fundit