Flash News

E-TJERA

Dëmtimi i imazhit të vendit/ Sezoni turistik ka nisur, mbetjet mbeten problem i pa zgjidhur

Dëmtimi i imazhit të vendit/ Sezoni turistik ka nisur, mbetjet mbeten

Sezoni turistik ka nisur në vend dhe pritet që ky sektor të ketë rritje gjatë këtij viti, por problem mbeten mbetjet, sipas Euroactiv.

Kryeministri Edi Rama nxori ushtrinë për të pastruar bregdetin përpara sezonit, megjithatë, problemet mbeten me deponimin e mbeturinave pasi grumbullimi është sporadik dhe nuk ka objekte qeveritare për riciklimin.

Ndërkohë pas dy vitesh pasigurie të dëmtuara nga pandemia COVID-19, bizneset shqiptare të turizmit shpresojnë se viti 2022 do t'i lejojë ata të rikuperojnë humbjet.

Në shumë zona mungojnë koshat, por në disa zona ato janë të tejmbushura për ditë të tëra.  Aktualisht, në Shqipëri nuk ka objekte riciklimi të mbështetura nga shteti.

Mbetjet mblidhen nga bashkitë ose hidhen në landfille, ndërsa një sasi e vogël digjen. Në vitin 2020 u krijuan 1.04 milion ton mbetje dhe mbi 80% u depozituan në landfille. Ky numër është në rritje bazuar në të dhënat historike, ndërsa vetëm 18% e mbetjeve u ricikluan në vitin 2020, duke u ulur nga një vit më parë.

Por me numrin e turistëve tashmë premtues për vitin 2022, do të duhet të gjendet një zgjidhje për mbetjet.  Megjithatë, ka shqetësime se pasojat nga lufta në Ukrainë mund të kenë ndikim në sektor.

 

Të fundit