Flash News

E-TJERA

Dëmtimi i Neymar bën me ‘dhimbje koke’ Brazilin

Dëmtimi i Neymar bën me ‘dhimbje koke’ Brazilin

Brazili e nis me këmbë të mbarë Botërorin në Katar. Në ndeshjen ndaj Serbisë, amerikanjo jugorët shënuan 3 gola duke i rrëmbyer tre pikëshin në ndehsjen e parë të fazës në grupe.

Përveç fitores trajneri Tite do të duhet të shqetësohet për gjendjen e Neymar. Futbollisti pësoi një dëmtim gjatë aksionit,  pas një ndërhyrje të Milenkoviç.

Neymar u pa të linte fushën duke qarë teksa në disa foto të publikuara tregojnë kaviljen e fryrë të futbollistit.

Në përfundim të sfidës, Tite u shpreh i bindur se Neymar do të jetë me skuadrën në ndeshjet e ardhshme.

“Kam bindjen e plotë se Neymar do të vazhdojë të jetë me ne. Besoj se do të luajë ndeshjet e ardhshme. Dua të shtoj diçka në lidhje me Neymar. Qëndroi në fushë dhe pas secilit gol që shënuam, prekte kaviljen me dorë. Ai qëndroi në fushë sepse ekipi kishte nevojë. Duroi dhembjen dhe ishte protagonist në të dyja golat”, theksoi Tite.

 

Të fundit