Flash News

E-TJERA

Dëmtohet godina e ambasadës së Shqipërisë në Kiev, shkak sulmet ruse

Dëmtohet godina e ambasadës së Shqipërisë në Kiev,

Ambasada shqiptare në Kiev është dëmtuar, si pasojë e sulmeve ruse në kryeqytetin e Ukrainës.

Përmes një njoftimi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaroi se sulmet vunë në rrezik jetën e personalit diplomatik.

Dëmtohet godina e ambasadës së Shqipërisë në Kiev,

Fatmirësisht, raportohet vetëm për dëme matriale.

“Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës. Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Dëmtohet godina e ambasadës së Shqipërisë në Kiev,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme

Të fundit