Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Dëmtohet transformatori i energjisë në Pogradec, mbi 200 familje pa drita
Një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur një transformator të energjisë elektrike me një kamion në fshatin Bucimas të bashkisë Pogradec, duke lënë mbi 200 familje pa energji elektrike. Dëmi në transformator është i madh dhe do të kërkojë disa orë pune për rikthimin e furnizimit të energjisë.
Grupet e punës së OSHEE-së, së bashku me Policinë e Shtetit, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të riparuar dëmin dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes. Sipas informacioneve zyrtare, po shqyrtohet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri, pasi ai ekzistues është dëmtuar rëndë nga goditja.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga elektriciteti, edhe pse transformatori ndodhet pranë banesave. Policia është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit.