Flash News

E-TJERA

Dendias vizitë në Tiranë për marrëveshjen e detit, Meta paralajmëron “marifetçinjtë”: Prej vitesh s'kam marrë asnjë përgjigje! Ta harrojnë...

Dendias vizitë në Tiranë për marrëveshjen e detit, Meta

Presidenti Meta, gjatë konferencës me gazetarët, është ndalur pak edhe tek vizita e nesërme e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë, për të diskutuar mbi marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi.

I pyetur se nëse do të ishte dakord që qeveria të vijonte me marrëveshjen, Meta tha se kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi më madhor që sot kanë shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Metës, “shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend." Presidenti ka paralajmëruar ata të cilët i quan "marifeçinj", që të harrojnë se mund të lënë në hije çështjet madhore, siç janë zgjedhjet. 

“Kjo është një pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë, besoj që e ka marrë me kohë përgjigjen, kam qënë bashkëpunues dhe transparent me aktorët vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë çështje, për kërkesat e mia zyrtare. Kjo çështje kërkon bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Nuk mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme te kjo ngjarje. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend, çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që harrojnë të bëjnë të harrohet kjo cështje madhore le ta harrojnë marifetçinjtë”, tha Meta.

Të fundit