Flash News

E-TJERA

Dendias vizitë "vendimtare" në Shqipëri, mediat greke: Në tryezë “kufiri detar”! I hapet rruga zgjerimit të ujërave territoriale sikurse Athina dëshiron

Dendias vizitë "vendimtare" në Shqipëri, mediat greke:

“Dendias vizitë kritike në Shqipëri”, kështu e kanë cilësuar mediat greke vizitën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë nesër në Tiranë.

Gjatë vizitës “vendimtare”, Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Mësohet se, në qendër të diskutimeve mes palëve pritet të jetë çështja e kufijve detarë, e mbetur pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

“Me përfundimin e marrëveshjes së ZEE me Shqipërinë, "fronti perëndimor" i zonës ekonomike ekskluzive greke mbyllet. Hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron”, shkruajnë mediat greke.

Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të diskutojë me udhëheqjësit kosovar, nëse çështja Zonës Ekonomike Ekskluzive mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë.

Të fundit