Flash News

E-TJERA

Dënimi i Belerit, ministria e Jashtme greke: Autoritetet shqiptare të marrin masa, duhet të jetë në punimet e PE

Dënimi i Belerit, ministria e Jashtme greke: Autoritetet shqiptare të

Reagon Ministria e jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shqipëri, e cila la në fuqi vendimin me dy vite burg për Fredi Belerin.

Ky vendim sipas ministrisë greke vjen në mbështetje të shqetësimeve që Greqia ka shprehur më herët për shqetësimet për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Që në fillim, Greqia kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes në lidhje me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.


Në veçanti, rezervat kishin të bënin me shkeljen e prezumimit të pafajësisë, natyrën e provave të paraqitura, zbritjen e dënimit të tij, vendosjen e një dënimi joproporcional dhe heqjen e së drejtës së tij për të bërë betim, me rezultat që Bashkia e Himarës administrohet prej një viti nga persona që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himara. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë mundësinë atij të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga Plenari i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Të fundit