Flash News

E-TJERA

Dënimi i drejtuesve të UÇK-së, Haxhiu: Hetuesit e “Speciales” me prejardhje kroate ose serbe

Dënimi i drejtuesve të UÇK-së, Haxhiu: Hetuesit e

Një ditë më parë Gjykata e Hagës dënoi me 4 vjet e gjysmë burg ish-drejtuesit e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Analaisti Baton Haxhiu e konsideron vendimin e padrejtë, ndërsa shton se nuk e priste këtë nisur nga fakti se i pranishëm në trupin gjykues ishte Çarls Smith.

Ai tha për “Euronews Albania” se, “Hetuesit janë familje me prejardhje kroate ose serbe. Charls Smith ka qenë një prej gjyqtarëve që ka kërkuar dënimin e Fatmir Limajt. Kam pas bindjen se nuk do të shpëtojnë pa u dënuar".

Ai shtoi se “Gjykata e Apelit do të bëjë ndryshim, nuk do ta lejë me 4 vjet e 6 muaj burg”.

Gucati dhe Haradinaj, të dënuar për publikimin e dokumenteve sekrete. Sipas Haxhiut, publikimi i dokumenteve sekrete mund të ketë qenë dhe një manovër për të aktivizuar gjykatën pasi procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte ngecur.

 

Të fundit