Flash News

E-TJERA

Dënimi i kriminelëve, ish-ministri i drejtësisë: 51% qëndrojnë në paraburgim si të dyshuar, polici i shkel syrin prokurorit

Dënimi i kriminelëve, ish-ministri i drejtësisë: 51%

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar të dështuar sistemin shqiptar për të dënuar kriminelët.

I ftuar në Opinion, Manjani thotë se 51% e të arrestuarve qëndrojnë në paraburgim si të dyshuar. Sipas tij, sistemi i drejtësisë funksionon nëse dosja shkon me prova në Gjykatë, teksa aludoi për bashkëpunim mes policeve dhe prokurorëve për prishje provash.

“Salla e gjyqit është fundi i gjësë. Në sallën e gjyqit varet çfarë çon, po çove një dosje bosh do marrësh një vendim bosh. Po e çove me prova, nuk ka gjykatës që nuk e dënon.

Në Shqipëri nga 6000 person 51% janë gjithmonë të paraburgosur si të dyshuar dhe ky është një dështim. Unë e besoj se nëse shkon dosja me prova, nuk ka gjyqtar që nuk e dënon. Polici i shkeli syrin policit, Polici prokurorit dhe më pas ia lënë gjykatës,-tha Manjani.

Të fundit