Flash News

E-TJERA

Dënimi i Llallës/ “Do t’i thyenin hundët”, Ngjela kujton rastin e Maks Haxhisë: Një prokuror që s’ka kapacitet të mbrohet është lepur

Dënimi i Llallës/ “Do t’i thyenin hundët”,

Avokati Spartak Ngjela ka sjellë në vëmendje rastin e kolegut të tij Maks Haxhia kur ishte prokuror, ndërsa ka komentuar në studion e ‘Open’ dënimin me dy vjet burg të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas Ngjelës, Haxhia u përball me drejtësinë dhe nuk u tremb fare nga kërcënimet, ndërsa e quajti lepur Llallën për faktin se nuk ishte në sallën e gjyqit në momentin që për të u dha vendimi.

“Do t’i thyenin hundët Maks Haxhisë kur ishte prokuror. Isha unë avokat i tij. Ishte koha e Sali Berishës. Nuk u tremb fare nga kërcënimet. Merre pyete Maks Haxhinë. Doli dinjitoz atje, ishte prokuror.

Mbrojtjen e ka dinjitet është prokuror i përgjithshëm, duhet të ishte në sallë t’i tregonte popullit që ishte Prokuror i Përgjithshëm. Unë jam për shtetin shqiptar, kam 40 vjet që luftoj. Një prokuror që s’ka kapacitet që të mbrohet në gjyq është lepur”, tha Ngjela.

 


   

 

Të fundit