Flash News

E-TJERA

Dënimi i Tahirit, gazetarja tregon prapaskenat: Prangat ia vunë në katin e nëndheshëm të gjykatës

Dënimi i Tahirit, gazetarja tregon prapaskenat: Prangat ia vunë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar prapaskenat lidhur me seancën maratonë nga gjyqi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili një ditë më parë u dënua me 3.4 vite burg.

Në ‘News 24’, gazetarja, e pranishme gjatë procesit maratonë, tregoi se pasi Tahirit iu vendosën prangat, ai u dërgua në ambientet e Policisë së Tiranës dhe më pas në burgun 313, ku u la i vetëm në qeli. Ajo tha se nata e parë në qeli për Tahirin ka qenë e qetë.

“Prangat i’u vunë në katin e nëndheshëm të gjykatës. I dhanë të drejtën e një telefonate. Më pas ai bëri dhe një reagim në rrjetet sociale. Më pas ai u transferua nga ambientet e gjykatës në ambientet e drejtorisë së policisë dhe ka dorëzuar sendet personale se ashtu është procedura. Më pas u dërgua në godinën nr 2 të burgut 313.

Ligji parashikon që kur vendim i është i formës së prerë, ekzekutohet menjëherë. Është tërësisht ligjore se si ka vepruar policia. Por ai nuk kishte asnjë rrezik për t’u larguar. Ai ishte i përgatitur për të gjitha opsionet.

Ai u vendos në godinën nr.2 në burgun 313. Nga bisedat që kam bërë me zyrtarët e burgut, ai s’ka shfaqur shqetësim gjatë natës. S’ka bërë asnjë kërkesë. I kanë dërguar cigare dhe disa rroba që i duheshin gjatë natës”, u shpreh Lala.

Të fundit