Flash News

E-TJERA

Dënohen me 36 vite burg dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Dënohen me 36 vite burg dy vëllezërit shqiptarë në

Dy vëllezër, 20 dhe 25 vjeç, janë dënuar me 18 vjet burg secili për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre Albert Deda, 24 vjeç.

Siç raportohet, krimi ka ndodhur në Padova pas një përleshje mes vëllezërve dhe viktimës. Vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, u akuzuan për vrasje me dashje, tentativë e dyfishtë dhe armëmbajtje me thikë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se dy vëllezërit do të duhet të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro secili dy personat e plagosur rëndë në përleshjen e ndodhur më 23 korrik të vitit të kaluar në via Dorighello, në lagjen Forcellini, si dhe të japin një total prej 500 mijë euro për prindërit e Albert Deda që u godit me thikë në zemër.

Klinton dhe Ilmi Rakipaj, të cilët jetonin në banesën nr 8 në via Dorighello, morën një vizitë nga tre persona, pasivëllezërit kishin refuzuar të strehonin një nga bashkatdhetarët e tyre, i cili kishte mbërritur një ditë më parë. Mes tyre ishte edhe Albert Deda, i cili i njihte mirë dy vëllezërit pasi më parë kishte qenë shoku i tyre i dhomës.

Klinton dhe Ilmi Rakipaj, pas një debati të çastit me 3 personat që kishin shkuar poshtë banesës së tyre, përdorën thikat që kishin me vete, duke goditur për vdekje shokun e tyre 24-vjeçar dhe duke plagosur rëndë dy bashkatdhetarët e tjerë, përkatësisht 26 dhe 28 vjeç.

Më pas dy vëllezërit tentuan të arratisen me një Renault Clio të kuqe për të shmangur problemet me ligjin. Plani i tyre dështoi 20 kilometra larg kufirit shtetëror, ndërsa u ndaluan nga policia në kryqëzimin e autostradës Villesse.

Të fundit