Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Dënohen me burg 4 shqiptarët që trafikuan 200 mln paund kokainë në Britani
Katër shtetas shqiptarë dhe një bullgar që trafikuan kokainë me vlerë 200 milionë paund në Britaninë e Madhe janë dënuar me burg.
Autoritetet britanike arritën të sekuestronin në vitin 2021 një sasi nga më të mëdhatë të drogës, plot 2.3 ton kokainë në një ngarkesë me banane nga Kolumbia dhe më pas ranë në gjurmët e grupit kriminal që kishte organizuar trafikun.
Gjykata në Britani e ka dënuar bullgarin Petko Zhutev me 27 vite burg për rolin e tij “udhëheqës” në organizatën kriminale.
Shqiptarët Erik Muci, 45-vjeç dhe 40-vjeçari Olsi Ebeja nga Kosova u dënuan përkatësisht me 33 vite burg dhe 17 vite burg.
Ndërsa shqiptarët Bruno Kuci, 32-vjeç u dënua me 21 vite burg si dhe 34-vjeçari Gjergji Diko me 18 vite burg.