Flash News

E-TJERA

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së Gentjan Bejtjas

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së Gentjan Bejtjas

Është dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, autori i vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja.

Në mars të vitit 2024, Gentjan Bejtja u ekzekutua në banesën e tij, në një atentat të mirëorganizuar. Bejtja i kishte shpëtuar 3 herë atentateve.

Në korrik 2023, Bejtja i shpëtoi njërit atentat, ky tre persona qëlluan me armë zjarri automatik duke lënë të vdekur kunatin e tij Ramazan Sino. Të plagosur mbetën dy fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç.

Bejtja cilësohej si një lidhje e vjetër dhe e re e grupeve të forta të zonës, kryesisht me atë të “mbretit të kumarit”, biznesmenit Ervis Martinaj, i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 pa gjurmë.

Të fundit