Flash News

E-TJERA

Dënohet me burg i riu shqiptar në Angli (Emri)

Dënohet me burg i riu shqiptar  në Angli (Emri)

Një shqiptar u arrestua më 24 maj në Rrugën Adam në Britani, pasi policia e gjeti duke kultivuar lëndën narkotike me vlerë 58,000 paund.

Bëhet fjalë për, Bledi Memaci, 26 vjeç, i cili u dënua me 12 muaj burg, por do të kryejë vetëm gjysmën e dënimit.

Gjyqtari Hywel James i tha Memacit: “kjo nuk ishte një çështje shfrytëzimi, por një çështje e kërkimit të përfitimit financiar pasi e kishit të vështirë të merrnit punë në ndërtim”.

Memaci, pa adresë fikse, pranoi se kujdesej për kanabisin. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Avokati i tij Kevin Seal pranoi se një burg i menjëhershëm ishte i pashmangshëm.

“Ai e di se pas lirimit nga dënimi i tij me burg do t’i nënshtrohet dëbimit”, tha zoti Seal. “Me deportim do të kthehet në Shqipëri dhe familja e tij”.

Gjykatësi James tha: “4 dhoma të pronës ishin përshtatur për kultivimin e narkotikëve dhe rritja ishte në faza të ndryshme – disa lulëzuan, disa në fazën fillestare. Prokuroria vendosi vlerën e shitjes me pakicë nga 19,000 deri në 58,000 £. Fotografitë tregojnë sofistikimin e konfigurimit me ndriçim dhe pajisje të specializuara, ju ndodheni jashtë pronës dhe jeni arratisur, por më pas jeni arrestuar”.

Gjykatësi pranoi se Memaci kishte një “rol më të vogël” në operacionin si kopshtar i bandës. Ai vendosi një dënim prej 12 muajsh burg, prej të cilit Memaci do të kryejë gjysmën e paraburgimit përpara se të lirohet me kusht. Gjykatësi James urdhëroi asgjësimin e të gjitha sendeve të gjetura në shtëpi.

Të fundit