Flash News

E-TJERA

Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Ish-sekretaren e ministrisë se shëndetësisë Joana Duro.

Togat e zeza e dënojnë me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 2 vite e 8 muaj.

Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK kërkoi  1 vit e 6 muaj burgim.

Për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons” u kërkua 2 vite burgim.

Ndërsa për inxhinierin, Silvi Shehi organi i posaçëm i kërkoi 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

Të fundit