Flash News

E-TJERA

Dënohet me katër vite burg Erdgys Arrazi, bashkëshortja dhe tre fëmijët iu hodhën në lumin Buna

Dënohet me katër vite burg Erdgys Arrazi, bashkëshortja dhe tre

Ergys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u mbyt bashkë me tre fëmijët e saj në lumin Buna, është dënuar me 4 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pas akuzave për dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre.

Vendimi u dha nga gjyqtari Orgent Nazaj, i cili fillimisht e dënoi Arrazin me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 4 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa muaj më parë, kur Alma Arrazi, 39 vjeç, u mbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Trupat e pajetë u gjetën një nga një në ditët pas ngjarjes, duke nisur me vajzën 9-vjeçare, e ndjekur nga motra e saj, më pas djali dhe në fund Alma.

Hetimet zbuluan se akti ekstrem kishte si shkak të drejtpërdrejtë dhunën sistematike që Alma dhe fëmijët e saj pësonin nga bashkëshorti. Pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi lokal e kanë filmuar nënën teksa ecte e vetme me fëmijët pranë lumit, disa orë para ngjarjes fatale.

Familjarë të viktimës, të cilët janë marrë në pyetje nga policia, kanë dëshmuar për një histori të zgjatur dhune brenda familjes. Sipas tyre, Alma ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, ndërsa kishte tentuar të kërkonte ndihmë, por pa sukses.

Policia ndërkohë sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të analizuar lëvizjet e fundit të viktimës dhe për të verifikuar nëse ajo ishte vetëm me fëmijët në momentin tragjik.

Të fundit