Flash News

E-TJERA

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, duke i ulur 5 vite nga dënimi fillestar i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Vendimi u mor këtë të martë nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët pranuan pjesërisht ankimimin e paraqitur nga avokatët e Becchettit.

Në Shkallën e Parë, Becchetti ishte dënuar me 17 vite burg për 4 akuza: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”

Sipas akuzës, Becchetti kishte ndërtuar një skemë mashtrimi përmes disa kompanive të tij, duke shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar dhe duke kryer veprime që përfshinin pastrimin e parave.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër në këtë proces, Mouro de Renzis u dënua përfundimisht me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Ndërsa në fuqi u la dënimi për Eriona Troplinin dhe Liliana Condimitti, të dënuara me nga 8 vite burg secila.

Të fundit