Flash News

E-TJERA

Denoncimi i banorëve në Kombinat: Kemi dëm mbi 500 mln euro, na ka ardhur letra për shembje, pa vulë

Denoncimi i banorëve në Kombinat: Kemi dëm mbi 500 mln euro, na

Banorët e Kombinatit kanë denoncuar sot shkeljet e Bashkisë së Tiranës me projektin e rindërtimit të banesave të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Një prej banorëve ka deklaruar para kamerave se iu është shkaktuar afro 500 milionë euro dëm, ndërsa shprehet se ka 12 biznese të cilat kanë nga 300 punëtorë. Banori pohon se para një viti iu ka ardhur letra për shembjen e objekteve pa vulë dhe pa numër protokolli.

“Unë jam pronari i këtyre bizneseve këtu, vij nga gjykata administrative pasi kam fituar gjyqin e shkallës së parë. Kam 12 biznese, janë 300 punëtorë, na ka ardhur letra para një viti për prishje, pa vulë pa numër protokolli. Kemi fituar gjyqin në shkallë të parë, ka apeluar IKMT Nuk është kundërshtuar . Dëmi ekonomik që ju shkaktohet shtetasve shqiptarë dhe taksa paguesve europianë që paguajnë taksa, është i pallogaritshëm. Dëmi është mbi 500 milionë euro. IMT sjell një letër tjetër me datë 8 pa vulë vetëm me fotokopje. Ne kemi 36 kamera dhe kjo quhet gjobëvënie, i fotografojmë dhe ju themi pse ngjisni letrat, ne jemi subjekte që paguajmë taksat, jemi 12 subjekte që jemi linja prodhimi dhe jo magazinimi”, shprehet banori.

Të fundit