Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Bardhit, Shkullaku: Olsi Rama pranon që ka përdorur makinën

Denoncimi i Bardhit, Shkullaku: Olsi Rama pranon që ka përdorur

Olsi Rama vëllai i kryeministrit Edi Rama është denoncuar disa ditë më parë nga kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhit si i përfshirë në laboratorin e kokainës në  ‘Xibrakë’.

Sipas analistit Armand Shkullaku, Olsi Rama ka pranuar në reagimin e tij dy fakte.  Në një intervistë ne Syri TV, problemi më i madh sipas  Shkullakut është se këtu polici, prokurori e gjykata  kanë mbajtur të fshehur një gjë që Bardhit mund ti jenë dashur 10 minuta për të verifikuar në sistemin TIMS se kush e ka përdorur makinën.

‘Olsi Rama në atë reagim pranoi dy gjëra.

Ai thotë, po e kam përdorur atë makinë, por kjo nuk më bën fajtor.

Dy e njoh njërin nga ata, por nuk njoh atë që thotë Bardhi.

Vëllai i kryeministrit pranon se pranon një makinë, që sipas prokurorisë dhe gjykatës, është makina me të cilën trafikantët e kokainës lëviznin.

Tani imagjinoni sikur kjo ti ndodhte, vëllait të Sali Berishës.

E imagjinoni çfarë do të kishte bërë Taulant Balla sot në parlament.

Ose po shkoj në një vend normal. Imagjinoni që ti ndodhte presidentit francez, apo kancelarit gjerman që i vëllai përdorte makinën e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës dhe e pranon vetë, që po e ka përdorur, por nuk jam trafikant. Dhe të dilte kancelari i Gjermanisë dhe presidenti francez të thoshte; Gazment B., ky njeri kështu, që do ta shaj shqiptarçe.

O zotëri, ka lidhje apo nuk ka lidhje, se çështja është se mund të mos jetë trafikant, por fakti se ai ka përdorur makinën e trafikantëve dhe ky fakt është mbajtur i fshehur unë mendoj se rrëzon çdo qeveri në një vend normal.

Problemi që unë mendoj se është më i rëndi, është fakti se këtu polici, prokurori, gjykata e gjithë sistemi, paska mbajtur të fshehur një gjë që Bardhit mund ti jenë dashur 10 minuta për të verifikuar në sistemin TIMS se kush e ka përdorur këtë makinë.

Dhe aty ka dalë se vëllai i kryeministrit me atë makinë, ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria. Këtë nuk mund ta bënte dot prokuroria dhe policia’, tha Armand Shkullaku.

Të fundit