Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Denoncimi i Berishës: E dënuara me 3 vite burg, konkuron për pozicionin kyç në Bashkinë e Durrësit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari të ardhur në adresë të tij, i cili denoncon praktikat e punësimit në Bashkinë e Durrësit.
Sipas qytetarit, Ornela Shemlikaj, ish-sekretare e komunës Ishëm e dënuar me tre vite burg për falsifikim dokumentash, konkuron e vetme për pozivionin kyç në arkivën e bashkisë Durrës.
“Ligji i narkoshtetit, për tu punësuar duhet të kesh bërë burg”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e qytetarit.
Postimi i plotë:
Ligji i narkoshtetit, per tu punesuar duhet te kesh bere burg.
Kjo ndodh ne narkobashkine e Durresit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doktorr. Shikoj pak si ben konkurs bashkia Durres, me njerez te denuar nga gjukata e Durresit me 3 vite burg. Zonja ne fjale quhet Ornela Shemlikaj. E akuzuar per fallsifikim dokumentash pasi ka qene sekretare e ish komunes Ishem. Tani kandidon e vetme ne pozicionin kuç , arkova e bashkise Durres. Kjo esht nje degjenerim total qe ka perfunduar kjo bashki, pasi jo vullnetin e popullit qe nuk perfaqeson por vendos ne vende te rendesishme ne nashki njerez te denuar per fallsifikim. Kjo nuk esht cudi sepse gjera te tilla kane ndodhur prej 20 vitesh qe kete bashki komandon Gjushat e turpit!