Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Berishës: Rrahman Rraja nuk lejon drejtoreshën e Hipotekës të hyjë në zyrë; arsyeja

Denoncimi i Berishës: Rrahman Rraja nuk lejon drejtoreshën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur nga qytetarët në adresë të tij në rrjetet sociale, ku shprehet se deputeti PS-së në zonën e Fushë-Krujës, Rrahman Rraja nuk lejon drejtoreshën e Hipotekës, Rajmonda Dashi të futet në zyrë.

Sipas denoncuesit, shkak për moslejmin e futjes së saj në zyrë është shkarkimi i drejtorit të mëparshëm, Luan Minja, i cili e cilëson si benjamin të deputetit.

Postimi i plotë:

Kronike e narkoshtetit te vetem ne Europe!
Rahman Rraja nuk lejon drejtoreshen e hipotekes te hyje ne zyre!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Rrahman Rraja deputeti i zones nuk ka lejuar dretoreshen e hipotekes qe sapo eshte emeruar, Rajmonda Dashi te futet ne zyra. Sipas informacioneve shkak eshte bere largimi nga puna i drejtorit te meparshem Luan Minja. Ish-drejtori benjamin i deputetit eshte kallzuar me pare prane prokurorise rrethit Kruje per shperdorim detyre.

Të fundit