Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Berishës: Taulant Balla, fushatë me të dënuarin për vrasje në Itali

Denoncimi i Berishës: Taulant Balla, fushatë me të dënuarin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla po bën fushatë në Elbasan me një të dënuar për vrasje në Itali. 

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari të ardhur në adresë të tij, i cili deklaron se Balla sot ka bërë një takim elektoral në fshatin Gjocaj të Peqinit me Astrit Sufalin, i cili ka qenë i dënuar për vrasje në Itali. 

"Taulant Bego Yaris fushate me Sufalin e denuar ne Itali per vrasje!
Lexoni mesazhin shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor ju uroj gjithe te mirat
Sot nr dy i rilindjes Taulant Balla po bon nje takim elektoral ne fshatin Gjocaj te peqinit ne kodrat e fshatit te zaptuara dhe te marra me force nga vrases we njihet kudo per vrasjet e tij Astrit Sufali pyete Taulantin si i fitoi pronat Astrit sufali dhe cfar i lidh keta te dy Nga ky tipi ketu eshte prit sot tao tao Te pronat e ketij qe ja rremben me force fshatareve dhe tao ja bon me letra respekte dhe anonim" shkruan Berisha në rrjetet sociale. 

Denoncimi i Berishës: Taulant Balla, fushatë me të dënuarin

Të fundit