Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Berishës: Vëllai i deputetes së PS presion me thika ndaj qytetarëve , shoqërohet në polici

Denoncimi i Berishës: Vëllai i deputetes së PS presion me thika

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetarët në adresë të tij në rrjetet sociale, ku pretendon se vëllai i deputetes së PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, ka ushtruar presion ndaj qytetarëve me dy thika në duar.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 Qershorit rreth orës 22:00 në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Ai është shoqëruar në polici, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë, për shkak se është valli i ligjvënëses shqiptare.

Postimi i plotë: 

Vellai i deputetes Spahiu terrorizon me thika te rinjte ne Durres.

Narkopolicia hesht: eshte i yni!

Z. Berisha rreth ores 22:00 data 06 06 2021 ne lagjen nr 1 vollga durres nje shtetas me dy thika ne dor ushtronte presion ndaj qytetarve nje grup te rinjesh kan ber te mundur neutralizimin e tij duke i hequr thikat nga duar dhe duke njoftuar policin eshte ber i mundur shoqerimi i tij dhe policia e durrsit nuk ka mar asnje lloj mase si pasoj se ky na qenka vllai i nje deputetje te ps klodiana spahiu ju lutem denonconi kete rast kto kriminel te policis qe ka qyteti yne.

Të fundit