Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Berishës: Vëllai i Olta Xhaçkës ka hapur agjensi doganore dhe iu bën presion subjekteve private

Denoncimi i Berishës: Vëllai i Olta Xhaçkës ka hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur nga qytetarët në adresë të tij në rrjetet sociale.

Sipas denoncuesit, Andi Xhaçka, vëllai i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka ka hapur një agjensi doganore dhe iu bën presion subjekteve private për t'i kryer te ai procedurat, ose në të kundërt do të kenë sanksione të rënda doganore.

Postimi i plotë:

Vellai i ndrikull Xhaçkes me agjensi!

Ndjek si peshkaqen bizneset!

Lexoni mesazhin e qytetarit dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje, Dr.Berisha.
Ne vijim po ju dergoj shqetesimin nga disa Agjensi Doganore te cilat ma kane percjellur si shqetesim. Ata gjinden nen presion te vazhdueshem nga Andi Xhacka, vellai i Ministres se jashtme Olta Xhacka. Ky ka hapur nje agjensi Doganore dhe u ben presion subjekteve private qe te kryejne procedurat te ky i fundit, perndryshe do kene sanksione e gjoba Doganore ne menyre qe te jete i vetmi operator qe operon ne kete biznes duke falimentuar te tjeret. Bashkelidhur po ju dergoj dhe ekstraktin e QKB me te dhenat perkatese. Dite te mbare.

Të fundit