Flash News

E-TJERA

Denoncimi i deputetit: Laboratori i analizave në spitalin e Durrësit nuk funksionon prej ditësh, s'ka fonde

Denoncimi i deputetit: Laboratori i analizave në spitalin e Durrësit

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar se në spitalin e Durrësit prej ditësh nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh.

Kjo situatë e bën të pamundur trajtimin e pacientëve. Ndërsa thotë se pacientët janë të detyruar të kryejnë edhe analizat bazë në laboratorët privatë, deputeti ngre pyetjen nëse do të rimburosohen qytetarët.

“Ferdinand, ka marrë fund gjithcka”. Kështu shkruan deputeti se i ka hënë një punonjës i spitalit. Xhaferraj nënvizon se qeveria është e fokusuar te koncertet, ndërsa spitalet i lë në gjendje të mjerueshme.

Të fundit