Flash News

E-TJERA

Denoncimi i diplomatit: Simbole të Kosovës nuk mu lejuan nga policia në stadiumin 'Air Albania'

Denoncimi i diplomatit: Simbole të Kosovës nuk mu lejuan nga policia

 

Diplomati, dhe ish ambasadori i Koosvës në Zvicër, Naim Malaj denoncoi rastin kur simbolet e Kosovës nuk ju lejuan nga policia në stadiumin Air Albania.

Malaj tha në Syri TV se akoma nuk ka marrë një përgjigje nga Federata e Futbollit Shqiptar madje se as nuk e beson një të tillë.

"Në reagimin tim them në një mënyrë ironike, se mbasë është për të shmangur një lloj 'provokacie' si ajo që ndodhi në Beograd në stadiumin në mes të ndeshjes, e dimë se çfarë ndodhi.

Sinqerisht nuk e di se pse nuk kam marrë shpejgime dhe mbase është në detyrën tuaj si gazetar të hulumtoni dhe të keni një shpjegim zyrtar qoftë nga ana e Federatës së Futbollit Shqiptar, qoftë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ajo çfarë është më asburde dhe më kontradiktore në këtë që po thoni ju është se sapo hyra në stadium po dëgjoja këngët ''Marshi i UÇK'' dhe ''Thërret Prizreni mori Shkodër'', në njëfarë mënyre një thirrje për të galvanizuar tifozët kuq e zi, ndërkohë që janë pikërisht simbolet e Kosovës që ndalohen në stadium

 

Të fundit