Flash News

E-TJERA

Denoncimi i gazetarit: Anetarët e KLGJ i bënin “like” videove të gjyqtares, pse ministrja s'reagoi për dorëheqjen e shefes së kabinetit?

Denoncimi i gazetarit: Anetarët e KLGJ i bënin “like”

Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar në lidhje me kryetaren e Gjykatës në Elbasan, Enkelda Kapedani, për të cilën ILD ka nisur hetim pasi pozonte në zyrë dhe korridoret e institucionit të drejtësisë dhe videot i hidhte në "Tik Tok".

Në një postim në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se anëtarëtanëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një institucion që verifikon vendimet dhe shelljen e gjyqtarëve, janë ndjekës të rregullt në Tik Tok të Enkeleda Kapedanit, madje i bënin dhe “like”.

Ai i drejtohet dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i cili e pyet pse nuk reagoi dhe për dorëheqjen e shefes së saj të kabinetit, sapu në media plasi skandali i "Ndraghetas" dhe se çfarë përfaqëson bashkëjetuesi i saj italian.

Postimi i plotë:

Gjyqtarja Kapedani, 22 vjece ne Shkollen e magjistratures, 25 vjece gjyqtare dhe 30 vjece kryetare Gjykates ne Elbasan! Cfare prisnit tjeter nga adoleshent me veladon gjyqtari qe Shkolla Magjistratures prodhon cdo dite, biles ka edhe nje lende aty “Etika” qe Kapedani ka marr 10 kuptohet Karriera e suksesshme me ndihmen e atyre nga Shijaku dhe Tik-Tokut kuptohet se disa nga anetaret e KLGj-se pervec se jane ndjekes te rregullte te Kapedanit kane bere edhe like pastaj ckeni qe jeni nxehur kaq shume se Kodi Etikes vetem para nje muaj u miratua nga KLGJ-ja e cila ka plot kusure sidomos per disa gjyqtare te Gjykates se Larte qe do degjohemi shpejt
#Paska reaguar edhe Ministrja e Drejtesise, po kjo pse nuk foli apo te jap shpjegime, “Pse shefja e saj e kabinetit dha doreheqje pa rene ne sy ne media sapo plasi skandali i Ndraghetes ne Shqiperi!? Cfare perfaqeson bashkjetuesi i saj italian?? Apo per keto sduhet te flasim se Ndragheta eshte “lule mos e prek” ne Shqiperi

Të fundit