Flash News

E-TJERA

Denoncimi i gazetarit: Na ka dalë një fantazmë e re në Portin e Durrësit

Denoncimi i gazetarit: Na ka dalë një fantazmë e re në

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar me dokumente se një kompani “fantazmë” po merr në dorë Portin e Durrësit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se kompania quhet East Invest Limited. Sipas tij, në marrëveshje thuhet se East Invest Limited është palë e lidhur me Eagle Hillsin, por se si nuk shpjegohet. Gazetari shton se në Abu Dhabi ekziston një East Invest Limited, por ajo është inaktive si kompani.

“Na ka dalë një fantazmë e re në Portin e Durresit. East Invest Limited quhet. Tek deklarimi i pronarëve fundorë, që qeveria bëri publike për t’i mbushur mendjen popullit se kompania nuk ishte offshore, nuk rezulton asnjë East Invest Limited, përmes të cilës Alabbar apo familjarët e tij kontrollonte pronësinë fundore të Portit.

Mirëpo na ka dalë befas në marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë arabe, që u publikua një ditë më parë në Fletoren Zyrtare. 

Denoncimi i gazetarit: Na ka dalë një fantazmë e re në

Në marrëveshje thuhet se East Invest Limited është palë e lidhur me Eagle Hillsin, por se si nuk shpjegohet. Tani, në Abu Dhabi ekziston një East Invest Limited, por ajo është inaktive si kompani.

Ka pushuar aktivitetin në 20 nëntor të këtij viti sipas regjistrit të qeverisë së Emirateve. Në 24 nëntor, pra 4 ditë më vonë, kaloi kontrata e Portit të Durrësit në Parlament. Rastësi? Ndoshta, ndoshta. 

Pra, ose është kjo East Invest Limited që është inaktive në Abu Dhabi ose është një East Invest Limited tjetër.

Unë kam një dyshim, që mund të jetë North East Invest Limited, e regjistruar në ishujt Kayman. Ndoshta në kontratë e kanë shkruar gabim ose i kanë hequr qëllimisht North-in për të mos e asociuar projektin me kompani offshore. Por nuk jam i sigurtë. 

E sigurtë është që në Portin e Durrësit na ka dalë një fantazmë e re.

Sipas të gjitha gjasave, e regjistruar në offshore. Dhe ka shumë mundësi, që qeveria do të na thotë prapë se edhe kjo East Invest Limited është e Princit të Kurorës, por nuk e tregojmë dot publikisht se ashtu është një muhabet. 

Pra, pyetja e famshme, ka apo nuk ka konpani offshore me pronarë të fshehur pas Portit të Durrësit, tani e ka përgjigjen të qartë.

Vetëm se qeveria do të na mbushë mendjen se ai që është fshehur është Princi. Por se Princ arab se sulltan shqiptar kjo pastaj është punë tjetër”, shkruan Klodian Tomorri.

Të fundit