All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Denoncimi i gazetarit: Të sëmurëve me tuberkuloz iu jepen ilaçe të skaduara

All - Paragraf - 1

Denoncimi i gazetarit: Të sëmurëve me tuberkuloz iu jepen

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal nga shëndetësia publike në vendin tonë, ku të sëmurëve me turbekuloz, iu janë dhënë ilaçe të skaduara.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se të sëmurëve me turbekuloz iu është dhënë ilaçi i skaduar nga dispanceria e spitalit.

Më tej Stafa shton se ky është skandal dhe se duhen hetime për ngjarjen që rrezikon shëndetin e të sëmurëve me tuberkuloz.

Postimi i plotë i Osman Stafës:

të sëmurëve me turbekuloz, u kanë dhënë ilaçe të skaduara. Merrni këto se s’ka të tjera, u thanë pacientëve. Kjo sapo ka ndodhur tek Dispanceria. Ky medikament nuk gjendet nëpër farmaci. Ai është një ilaç spitalor. Ka skaduar në muajin korrik 2025.

SKANDALLLLL. ÇFARË PO BËNI EJJJJJ?

Nëse një farmaci, do të jepte një bar të skaduar, do përballej me ndjekje penale, gjoba, humbje liçense.

Ndërsa, vetë shteti, Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, Dispanceria ua japin pacientëve me tuberkuloz, ilaçet e skaduara.

Znj. Ministre Albana Koçiu çfarë po bëni?

Të fundit