Flash News

E-TJERA

Denoncimi i mjekut: Është dhënë urdhër në rrethe të pezullohen testet laboratorike, po privohet jeta e qytetarit

Denoncimi i mjekut: Është dhënë urdhër në rrethe

Mjeku Erion Dasho ka denoncuar skandalin e shëndetësisë me testet laboratorike në rrethe.

Në Facebook, Dasho shkruan se një pjesë e mjekëve në rrethe kanë marrë urdhër që të pezullojnë testet laboratorike me pretendimin se është mbushur kuota e analizave.

Mjeku shton se data nuk përkon me përmbushjen e kutoave, teksa shton se vonesa mund të sjellë dëmtin serioz në shëndetin e një të sëmuri deri në humbje jete.

Postimi:

Ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Boratit akuzohet për korrupsion në masën 3 mijë euro dhe është bërë lajm i ditës, një pjesë e mjekëve në rrethe kanë marrë një urdhër skandaloz (si gjithmonë me ËhatsApp).

Ndonëse është data 6 e muajit, është kërkuar pezullimi i testeve laboratorike me argumentin tashmë bajat se është mbushur kuota e analizave.

Ky është një krim, pasi edhe nëse nuk dokumentohet në kartelat mjeksore, kërkimet kanë provuar katërcipërisht dhe pa mëdyshje se nga moskryerja e analizave në kohë dikujt sot po i dëmtohet shëndeti, dikujt tjetër po i vonohet diagnoza e një sëmundjeje vdekjeprurëse, si pasojë e së cilës mund të humbë jetën.

Ata që i privojnë qytetarët e vet nga një shërbim jetëshpëtues kanë vetëm një emër:

VRASËS!!!

Të fundit