Flash News

E-TJERA

Denoncimi i PD, reagon AKU: Kemi asgjësuar pjesën e mocarelës së skaduar dhe vezëve me salmonelë

Denoncimi i PD, reagon AKU: Kemi asgjësuar pjesën e mocarelës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar përmes një komunikate për shtyp ka sqaruar qytetarët për akuzat e Partisë Demokratike, që denoncoi institucionin se ka lejuar futjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin në tregun vendas.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi se AKU ka lejuar hyrjen në treg të biskotave me copëza metali, domateve me nivel të lartë pesticidesh, vezët me salmonelë dhe mocarelës së skaduar.

AKU, në reagimin e saj, shkruan se ka tërhequr atë pjesë të mocarelës së skaduar dhe vezëve me salmonelë.

"AKU bën me dije se pas sinjalizimeve ka kryer kontrolle dhe inspektime, duke tërhequr nga tregu 7.2 kg mocarela me datë skadence të deklaruar gabim dhe 12 kg vezë të lëngshme.

I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU-së për 2 njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë:

Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treçia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.

Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg", thuhet në reagim.

Të fundit