Flash News

E-TJERA

Denoncimi i pedagogut: Po intimidohemi nga rektori, kemi frikë se shkarkohemi nga puna

Denoncimi i pedagogut: Po intimidohemi nga rektori, kemi frikë se

Pedagogu i Mjekësisë Erges Eskiu ka bërë një denoncim për mediat lidhur me protestën e pedagogëve.

Eskiu tha për gazetarët se po intimidohen nga rektori dhe pedagogët janë të frikësuar se mos humbasin punën. Pedagogu u shpreh se ndodhen në një situatë të vështirë dhe janë të detyruar të bëjnë nga dy-tre punë për të përballuar shpenzimet.

“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja”, tha pedagogu.

Të fundit