Flash News

E-TJERA

Denoncimi i qytetarit: Leje ndërtimi firmës private me administrator zyrtarin e PS, përjashton bashkëpronarët me dokumente false

Denoncimi i qytetarit: Leje ndërtimi firmës private me administrator

Një grup qytetarësh kanë vënë në dijeni Dorian Telitin, n/Kryetar i Këshillit Bashkia Tiranë se ankesa e tyre e depozituar prej ditësh në bashki nuk është marrë në konsideratë.

Të përfaqësuar nga qytetari Shkëlqim Spaho, ata e vënë në dijeni se është dorëzuar ne Bashkine Tirane përmes shërbimit postar nje ankese e cila sipas tij trajton veprimtarinë antiligjore te Drejtorisë se Përgjithshme te Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit e cila po miraton Lejen e Ndertimit ne pasurine Nr.4/137 Vol 4 fq.142 Z.K.8260 njesia strukturore TR/241-7 ne favor te shoqerise “Sara-El” sh.p.k. me administrator antarin e Keshillit Bashkiak  Luan Bregasi duke përjashtuar b/pronaret e truallit te pasurise permes kartelave te pasurisë te falsifikuara.

Denoncimi i qytetarit: Leje ndërtimi firmës private me administrator

Sipas qytetarit, ky projekt u shkaktuar një dem ekonomik mbi 3 milion euro.

“Ne keto kushte te paprecedenta ku Bashkia Tirane nuk ka trajtuar dhe kthyer përgjigje per 31 kerkesa te depozituara per refuzimin e kerkeses per Leje Ndertimi te kesaj shoqerie do t’ju lutesha ta shqyrtonit ne nje kohe sa me te shpejte ankesen e familjes time ne adresën tuaj e mberritur ne sekretarinë e Bashkise me date 10.08.2023 sipas dëftesës postare konfirmim marrje te cilen po e nis ne adresen tuaj se bashku me Ankesen ndërsa dokumentacioni i plote ndodhet bashkelidhur Ankeses dorezuar ne Bashki”, deklaron qytetari Spaho.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit