Flash News

E-TJERA

Denoncimi i vajzës në Astir, policia jep informacione shtesë: Nuk ka shenja dhune, u gjetën dhe 2 pistoleta

Denoncimi i vajzës në Astir, policia jep informacione shtesë: Nuk

Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me vajzën, ndihmën e uniformave blu me pretendimin se ishte dhunuar nga disa persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se ajo është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor.  Ndërkohë raportohet nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, konfirmohet se në apartamentin ngjitur me apartamentin ku ndodhej vajza janë gjetur dhe dy armë zjarri pistoletë.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Vajza nuk pranoi të hapte derën, RENEA futet nga dritarja në pallatin në Astir

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Të fundit