Flash News

E-TJERA

Denoncimi: Kandidati i PS në Gjirokastër përdor fëmijët për fushatë elektorale

Denoncimi: Kandidati i PS në Gjirokastër përdor fëmijët

Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Dorian Lani akuzon rivalin e tij politike, kandidatin e Partisë Socialiste, Flamur Golemi, jo vetëm që nuk ka respektuar të drejtat e fëmijëve, por ka përdorur fëmijët për "material elektoral".
Në një status në Facebook, Lani shkruan se kjo sjellje është e dënueshme dhe e papranueshme, pasi përdorimi i fëmijëve në fushatën elektorale për të përfituar vota, mund të konsiderohet si manipulim emocional i zgjedhësve.

Denoncimi: Kandidati i PS në Gjirokastër përdor fëmijët

Në fakt, praktika e përdorimit të fëmijëve në fushatën elektorale është e dëmshme për fëmijët, sepse ata mund të ndjehen të stresuar ose të prekur emocionalisht nga përqëndrimi i mediave dhe ndjekja e tyre nga gazetarët dhe fotografet.

Për këtë arsye, në shume vende dhe organizata ndëshkohen praktikat e tilla dhe nuk tolerohen.

 

 

Të fundit