Flash News

E-TJERA

Denoncimi me emra i Berishës: Hetimi tatimor terror bizneseve në Dibër, iu gjen nga 5 mln lekë nëpër xhepa po t'i kontrollosh

Denoncimi me emra i Berishës: Hetimi tatimor terror bizneseve në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari dibran të ardhur në adresë të tij.

Qytetari dibran ka denoncuar Hetimin Tatimor të drejtuar nga drejtuesi i PS në Velipojë, Emilian Nika, i cili sipas tij po mbyt me gjoba bizneset në Peshkopi. Ai i bën thirrje SPAK-ut të vijë t'i kontrollojë dhe sipas tij, do iu gjenden në xhepa nga 5 milionë lekë. 

Postimi i plotë:

Hetimi tatimor terror ryshfetesh ne Diber!
Sipas Bankes Boterore, Shqiperia e Edvinit renditet vendi i dyte ne bote pas per ryshfetin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor ka disa dite qe ne Diber ka zbarkuar Hetimi Tatimor me ne krye Emilian Niken(Kryetari Ps Velipoj)burrin e drejtoreshes se arsimit Shkoder Blediana Nika e krye korruptuar.Ky njeri ka ardhur bashke me banden e tij prej 3 tatimoresh e po rrjep te gjitha bisneset ca ti dali para gjoja se eshte i monitorum me kamera e nuk i ndez fare ato.Na vjen cdo 6 muaj e na eshte bere jeta stres nga ky njeri.I bej thirrje SPAK nepermjet jush te bien njerez ktu ne Diber e tu kontrollojne xhepat para se te ikin e do tu gjejne nga 5 milion neper xhepa se Policia e Dibres me ta jane bashke.Te lutem beje publike se spo na ze gjumi naten mga keta hajdute te dites e na jan kthy ne stres pervec mos pasjes se punes.

Të fundit